E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti do të zhvishet nëse nuk blen në janar

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, nuk ka dyshime se ai do të mbështetet në afatin kalimtar të janarit.

Ancelotti ka kundërshtuar lajmet e djeshme të cilat thoshin se Blutë nuk kanë para për të harxhuar në muajin e ardhshëm. Por besimi i madh se Roman Abramovich do të sigurojë fond për blerje të reja, e ka bërë atë të premtojë se do të heqë rrobat nëse nuk nënshkruan.

“Nëse duhet të vë bast, do të bëj të kundërtën e asaj që bëra vitin e kaluar”, ka bërë shaka Ancelotti, i cili ka qëndruar disa ditë në Itali gjatë Krishtlindjeve.

Vitin e kaluar italiani u zotua se ai do të vrapojë lakuriq nëpër fushën stërvitore nëse ai blen në janar dhe, për fat të mirë, ai i qëndroi besnik premtimit dhe mbajti rrobat në trup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›