E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e pestë e superligës nis me Bylis-Kastrioti dhe Tomori Laçi (LIVE)

Java e pestë e kategorisë superiore është e ndarë në tre ditë,ku sot luhen dy ndeshjete para, Bylis-Kastrioti dhe Tomori-Laçi, ky i fundit luhet në Lushnje,pasi stadiumi i Beratit është në rikonstruksion.

Bylisi i bëri një nisje të mirë kampionatit në tre javët e para, por pas humbjes së fundit me Teutën, Kastrioti i ka bërë gjëmën ballshiotëve brenda në stadiumin e tyre Adush Muça. Kastritoi fitoi 1-0, falë një goli të Sebino Plakut të shënuar në minutën e 9-të të pjesës së parë. Krutanët janë e kundërta e ballshiotëve, pasi patën start të keq, por tashmë kanë kapur ritmin e fitoreve, duke përligjur investimet që janë bërë në merkaton e verës. Bylisi ishte përgatitur të ruante mitin e fushës së tij edhe ndaj Kastriotit, në mënyrë që të pakëtn për 24 orë të ishte i vetëm në krye. Por pas kësaj humbje Bylisi mbetet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa  Kastrioti i parakalon duke shkuar në 9 pikë, po aq sa Tirana dhe Teuta që kreysojnë superligën.

E premte

 

BYLIS KASTRIOTI 0-1

Shënues: Plaku 9′

TOMORI LAÇI 0-1

Shënues: Trajkoviç 35′ (11-M)

Të shtunën

Flamurtari Pogradeci (14:00)

Vllaznia Tirana (16:00)

Skënderbeu Kamza (18:00)

Të dielën

Dinamo Shkumbini (13:00)

Apolonia Teuta (14:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›