Javë e çmendur për Ferdinandin

Ai iu referua ngjarjeve të javës së fundit si “çmenduri”. Terry mohoi çfarëdo keqbërje por Federata angleze është duke hetuar incidentin. Ndërsa, Ferdinand insiston se është i përqendruar në lojën e tij për QPR-n dhe ndeshjen e ardhshme kundër Tottenhamit në vikend, por pranon se ngjarja e fundit paraqet një periudhë të pazakonshme në jetën e tij.
“Ditët e fundit kanë qenë të çmendura” tha Ferdinand për Daily Telegraph. Por, mendoj për ndeshjen e së dielës dhe jam plotësisht i përqendruar në futboll. Të gjithë ata që më njohin e dinë se pa marr parasysh çka ndodh, futbolli do të jetë gjithmonë prioriteti im numër një” shtoi ai.
Si pjesë e hetimeve të vazhdueshme, FA do të bisedojë me Ferdinandin dhe Terryn ndërsa edhe futbollistë të tjerë nga QPR dhe Chelsea mund të ftohen. “A ka qenë kjo java më e çmendur në jetën time? Ka pasur edhe situata tjera, por sigurisht është një prej tyre” përfundoi Ferdinand.