Sanchez refuzoi Man Cityn

Pronari i Udineses, Giampaolo Pozzo ka bërë të ditur se Alexis Sanchez ka refuzuar Manchester Cityn për tu transferuar në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sanchez, 22 vjeç, iu bashkua gjigantit katalan në kontratë pesëvjeçare për një shumë prej rreth 26 milionë eurosh por që mund të rritet në 37, varësisht nga rezultatet që arrin ekipi me yllin kilian në radhët e saj.
Sanchez e deshi vetëm Barcelonën. “Ai deshi të nënshkruaj vetëm për Barcelonën. Ishte një ofertë nga Anglia që ishte shumë e lartë, 45 milionë euro nga Manchester City të jem më i saktë”, tha Pozzo për Ona FM.