Javë e përgjakshme në rrugë, një i vdekur dhe katër të plagosur
Një fëmijë vdes aksidentalisht dhe një tjetër plagoset në Durrës. Plagoset rëndë një çift në Berat, rriten viktimat nga aksidentet
Edhe dy ditët e para të kësaj jave kanë regjistruar shifra të frikshme nga aksidentet rrugore. Burimet zyrtare raportojnë për viktima dhe të plagosur në disa ngjarje të ndodhura në Durrës, Berat, Lezhë dhe rrethe të tjera. Incidentet më të rënda u regjistruan në qytetin bregdetar, ku një fëmijë 2-vjeçar është shtypur nga një makinë me targa të Tiranës, ndërsa një tjetër 6-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave zyrtare, një çift nga Lushnja është plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur dje në mesditë në rrethin e Beratit.
Fëmijët viktima
Dy aksidente, njëri me vdekje e tjetri me plagosje, kanë ndodhur paraditen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se shtetasi C.K. ka humbur jetën menjëherë pas përplasjes nga një automjet. Sipas tyre, ngjarja me pasojë vdekje ka ndodhur në lagjen Spitallë të Durrësit. Foshnja 2-vjeçare është përplasur nga një makinë tip Land Rover, me targë TO 81602 S. Sipas tyre, drejtuesi i mjetit, Saimir Bajramaj, 36 vjeç, ka shoqëruar fëmijën në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e parë, por ai nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka ndërruar jetë. Pas këtij aksidenti, një tjetër përgjakje rrugësh ka ndodhur në Sukth. Një automjet me targa të Durrësit, Dr 8416 D, që drejtohej nga 64-vjeçari Gjergj Bushi, ka përplasur një fëmijë 6 vjeç. Ai është transportuar në spital, por mjekët e shohin gjendjen e tij shumë kritike. Sipas tyre, ai ka dëmtime të konsiderueshme të kafkës dhe të fytyrës si pasojë e përplasjes së fortë. Policia në të dy rastet ka bërë shoqërimin e drejtuesve të mjeteve, të akuzuar si shkaktarë të aksidenteve. Ndërkohë, materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë.
Plagoset çifti
Një çift është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, në aksin rrugor Berat-Poliçan. Novruzi dhe Inxhi Balla janë nga fshati Savër i Lushnjës, por kishin vajtur për vizitë tek të afërmit kur u aksidentuan. Sipas policisë, çifti Balla u përfshi në aksident teksa po udhëtonte me një motor. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Plizë”, në afërsi të qytetit të Poliçanit. Si pasojë e përplasjes së motorit të tyre me një mjet tjetër që udhëtonte në krah të kundërt, ata janë plagosur rëndë. Novrusi, 47 vjeç, së bashku me bashkëshorten e tij Inxhi, 42 vjeçe, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Beratit ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Mjekët pohuan se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet tepër e rëndë, ndërkohë që janë duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur hetimet e këtij aksidenti.
Arrestohet shoferi
Autori i aksidentit të ndodhur dy ditë më parë në rrethin e Lezhës, me pasojë plagosjen rëndë të një shtetasi, është prangosur nga policia. Burimet zyrtare pohojnë se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jak Pema, lindur dhe banues në fshatin Rraboshtë të Komunës së Kallmetit. Sipas tyre, Pema u ndalua pasi të njëjtën ditë, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur karburant “Aurora”, në fshatin Balldre, teksa drejtonte mjetin zetor me rimorkio, pa targa, është përplasur me një motoçikletë tip “YAMAHA” pa targa që drejtohej nga shtetasi Gjin Zefi. 50-vjeçari, lindur e banues në fshatin Rraboshtë, është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Materialet në ngarkim të Pemës i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit.
5 Nentor 2008