Rama: Qeveria e ka braktisur fshatin verior
Kryetari i socialisteve, dialog me banoret e Hajmelit dhe Dajcit
Dialogimi me banore te fshatrave te veriut, ishte ne qender te takimeve, qe kreu i Partise Socialiste zhvilloi pergjate dites se djeshme. Ne kete menyre, bashkebisedimi per problemet e fshatit ka vazhduar ne Pacram, te komunes Hajmel dhe ne Dajc, te dy fshatra te Qarkut Shkoder. Puna e paket ne bujqesi dhe emigracioni si prioritet i te rinjve kane qene temat e bashkebisedimit, ku banoret kane dashur te sugjerojne edhe rrugezgjidhje. Nga ana e tyre, banoret kane vene theksin te kriza e cmimeve dhe produkteve te domosdoshme per te punuar token, si problemet me shqetesues per ta. Nderkohe qe, kreu socialist, Rama, vleresoi se "gjendja e sotme ne kete zone, ne kete rajon te Shqiperise, ku jane 50% e tokave te punueshme djerre, nuk eshte pasqyre e aftesive dhe vullnetit te njerezve, por eshte politika e braktisjes se njerezve ne fatin e tyre". Per kete arsye, sipas tij, duhet qe fati i njerezve te kthehet ne doren e tyre. "Duke e marre ne ne dore fatin dhe duke i dhene drejtim puneve dhe duke filluar nga kapercimi i kufijve, qe na kane vendosur partite, qe na ka vendosur politika e vjeter, apo nje grusht njerezish te mbyllur ne kutine e televizorit, qe flasin ne emrin tone, por qe nuk arrijne dot ate qe thone, duke mos pasur ndermend ta bejne, sepse jane te paafte ta bejne edhe kur duan ta bejne", vuri ne dukje Rama, gjate fjales se tij. Por, per te dale nga kjo gjendje, kryesocialisti vleresoi se "kam ardhur t'ju them te merreni me politike, jo per t'u bere politikan, as per t'u bere ushtar partie, por te diskutojme se bashku, te ndertojme se bashku nje kor, ne menyre qe zerat e secilit te kthehen ne nje ze te perbashket, te ndertimit te nje rruge te re".
Kryetari i PS: Bashkim pertej partive
Kryetari i PS-se, Edi Rama, ka leshuar serish thirrjen e tij per bashkim gjate turit te tij ne veri te vendit. "Te bashkohemi pertej kufijve te partive, pertej te majtes dhe se djathtes, pertej paragjykimeve historike, per t'i dhene jete nje programi te ri dhe per te mbeshtetur nje ndryshim te ri, duke i dhene fund tendences se ndjekur pergjate ketyre 17 viteve nga politika e vjeter", u shpreh Rama.