E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Vetem ne zgjedhjet e 2009

Oli Xhilaga

Partia Socialdemokrate starton pergatitjet per fushaten elektorale sa i takon zgjedhjeve parlamentare ne 2009. Madje, socialdemokratet do te konkurrojne me vete ne kete gare elektorale, duke braktisur kesisoj idene e tyre te bashkimit apo te koalicionit parazgjedhor me Partine Socialiste. Por kjo, jo si nje zgjedhje e bere nga vete PSD, por si nje qendrim i diktuar me shume nga kupola roze dhe sistemi i ri zgjedhor. Keshtu, kjo parti mblodhi dje Keshillin Drejtues Kombetar, i cili shpalli fillimin e fushates elektorale, pra pergatitjes se saj per zgjedhjet parlamentare te 2009. Njekohesisht, po ky forum vendosi qe PSD do te konkurroje ne cdo qark, sipas ligjit te ri, me listen e saj, duke synuar rezultat dinjitoz. Megjithate, mbetet i hapur bashkepunimi me qellim qe opozita te arrije te fitoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne kete menyre, duke mos pasur asnje vendimmarrje apo nje pergjigje perfundimtare, lidhur me negociatat mes PS-PSD, per krijimin e nje federate, kjo e fundit vendosi te mos jete peng i nje situate te tille bllokuese, duke startuar pergatitjet per fushaten elektorale. Madje, kesaj situate i shtohet dhe nje tjeter fakt, qe eshte pikerisht sistemi i ri zgjedhor, i cili paracakton qe te gjitha formacionet politike, pjesemarrese ne garen elektorale, te konkurrojne me vete. E do te kishim nje situate ndryshe vetem nese aleancat parazgjedhore do te sanksionoheshin ne kodin e ri elektoral. Per kete arsye, ne te dy rastet, PSD mbetet "peng" i vendimmarrjeve te kupoles roze. Megjithate, pas mbledhjes se KDK-se, kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, vleresoi se "PSD eshte forca celes dhe percaktuese ne fitoren e te majtes me 2009. Ajo mbetet forca me e qarte dhe me garantuese e bashkimit te se majtes. Bashkimi nga ne eshte kerkuar, sepse kjo eshte nje kerkese e gjithe elektoratit te majte, dhe jo si nje mjet per mbijetesen apo konkurrencen e PSD". Nderkohe qe, sipas Gjinushit, kriza ne Kuvend per imunitetet dhe dekretet nuk eshte gje tjeter vecse pjese e krizes ekonomike, politike e sociale, ne te cilen ndodhet vendi qe prej ardhjes ne pushtet te PD. Madje, duke pershendetur qendrimin e Presidentit Topi, lidhur me dekretet per anetaret e Gjykates se Larte, Gjinushi vuri ne dukje se "urojme qe ky qendrim i Topit per t'i dhene Presidences pavaresine dhe dinjitetin e kerkuar kushtetues, te kthehet ne realitet". Njekohesisht, ne vijim te kundervenies se hapur ndaj Kryeministrit Berisha, Gjinushi nenvizoi se "eshte e vertete ajo cka deklarohet nga PD, se Topi ka perkrahur persekutore te regjimit te kaluar dhe ky eshte Sali Berisha, prandaj opinioni pershendet distancimin qe po ben Presidenti prej ketij persekutori te regjimit komunist".

PSD kerkoi bashkepunim me PS dite me pare

"Ne e kemi theksuar qe ketu me rendesi ka bashkepunimi PS-PSD per fatin e zgjedhjeve sesa bashkepunimi PS-LSI, sic eshte konceptuar nga disa, sepse ndarja e PS-LSI eshte nje llogari e bere, ndarja tjeter nuk eshte nje llogari e bere". Ky ka qene apeli me i fundit i ardhur pak dite me pare nga kreu i PSD-se, Skender Gjinushi ne adrese te Partise Socialiste. Keshtu, sipas tij, vetem nje bashkim apo nje aleance mes ketyre dy partive do te sillte nje rezultat pozitiv ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Per Gjinushin, rezultati i opozites ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te cenohej vetem nese do te kishim nje bashkepunim te Levizjes Socialiste per Integrim me ndonje parti tjeter, konkretisht PD-ne. "Ndarje te metejshme apo copezime te tjera natyrisht qe demtojne", vleresoi Gjinushi sa i takon kesaj ceshtjeje, duke e cilesuar ne kete menyre si te rendesishem bashkimin e partise se tij me PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›