PSG 250 milione euro per Leo Mesin
Blerjet e bujshme të Zlatan Ibrahimoviç, Tiago Silvës apo Ezekuel Lavecit ndoshta nuk kanë mjaftuar. Shpenzimi i 200 milionë eurove në merkato në harkun e një viti kalendarik duket se nuk i ka hyrë në sy pronarëve të Paris Seint Zhermen.
Investimet marramendëse të sheikëve nga Katari, ku më shumë është debatuar rroga prej 14 milionë eurosh e Ibrahimoviç ka bërë që askush të mos e frenojë fantazinë. Përkundrazi, tashmë mediat franceze nënvijëzojnë se objektivi i radhës për PSG-në është Lionel Mesi. Klubi parizien është gati të bëjë trasferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.
Për një yll si Lionel Mesi, tre herë fitues radhazi i “Topit të Artë”, i cilësuar gjërësisht si lojtari më i mirë në botë dhe që mbi të gjitha është shumë i lidhur me Barcelonën, PSg është gati të ofrojë 250 milionë euro. Kjo është shifra e përcaktuar në marrëveshjen e yllit argjentinas me Barçën për prishjen e marrëveshjes.
Para që sheikët e skuadrës pariziene edhe mund ti shpenzojnë, megjithatë duket e vështirë që një shifër kaq e lartë dhe një rrogë tjetër faraonike si ajo e Ibrahimoviç ta bindin Mesin të largohet nga “Kamp Nou”.
Gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve dhe v etëm koha do të tragojë nëse kjo “çmenduri” e radhës do të mund të realizohet. Gjithçka për faktin se me shpenzimet e pakufizuara të PSG-së, hipotezat që qarkullojnë, pjesa më e madhe e tyre në mënyrë tallëse janë nga më të çuditshmet.
Përshembull nuk ka munguar ironia se për shoferin e autobusit PSG do të marrë Fernando Alonson, për një marrëveshje me vlerë 85 milionë euro, si krahu i fort i klubit do të jetë Çak Norris, për të prerë barin sheikët do të afrojnë Eduard “duargëshërën”, ndërsa bomba vjen nga Japonia, me 100 milionë euro për dy yjet e futbollit të filmave për fëmijë, Oli dhe Benxhi.