NJ MINISTRE SI LAVATRIE PR MAFIEN
Nese kerkon ne Google te dhena per nje person me emrin Angelo Prudentino i pari informacion qe te shfaqet ne ekran eshte nje artikull i se perditshmes italiane Corriere Della Sera me titull Prudentino ne telefon Takova Provenzanon afera shkoi ne rregull. Dhe artikulli ne fjale shpjegon se behet fjale per nje bisede telefonike mes bosit te organizates mafioze Sacra Corona Unita Albino Prudentino dhe te birit Angelo Prudentino lidhur me kontrabanden e cigareve ne bashkepunim me mafien siciliane te kryesuar nga Bernardo Provenzano i konsideruar kapoja i kapove te mafies. Artikulli mban daten 20 nentor 2001 pra ka rreth 10 vjet qe eshte publikuar. E megjithate duket se Majlinda Bregu ministre e Integrimit ne qeverine Berisha nuk ka pasur fare kohe sa per nje klikim te thjeshte per te mesuar se kush eshte dhe cperfaqeson Angelo Prudentino edhe pse pjesetare te familjes se saj e motra dhe kunati do integroheshin me Angelon ne nje kompani bastesh te pagezuar Betting System Albania. Shkurt ministrja e Integrimit ska ditur gje per Angelon. Por as edhe per Albinon te atin e njohur si bos te Sacra Corona Unitas qe jetonte prej kohesh si biznesmen ne Shqiperi. Mafioz ne Itali dhe biznesmen i nderuar ne Shqiperi qe arrin te siguroje deri edhe nje licence teper te privilegjuar kazinoje Ky eshte nje skandal me vete per qeverine Berisha qe mburret se e ka bere Shqiperine vend te sigurt. Te sigurt per ke per mafien Dhe megjithese injoranca nuk perben argument te shendoshe mbrojtjeje nuk mund te mos pyesesh vertet nuk e ka ditur Bregu ate qe e di thuajse e gjithe bota Po thenia e vjeter shqipe beme baba te te ngjaj i ka mesuar gje Nderkaq Kryeministri Berisha hesht per kete skandal te rende ne kabinetin e tij ndonese nuk pushon se ngjiruri per tolerance zero ndaj krimit te organizuar. Ne fakt edhe ky skandal sikunder edhe Gerdeci nuk ka kaluar pa e prekur edhe ate vete kaloresin e antikorrupsionit. Sepse bashkepunetore e Prudentinove ne nje nga bizneset e tyre figuron edhe nje prej mbesave te Kryeministrit. Eumlshte edhe vete Berisha qe ne vend se te kundersulmoje me tymese per korrupsionin e supozuar te opozites duhet te jape ca shpjegime per publikun.
Pas perhapjes ne media te lajmit se motra dhe kunati i ministres Bregu ishin perfshire ne nje afere biznesi me te birin e bosit te Sakra Corona Unitas opozita kerkoi menjehere doreheqjen e ministres Bregu. Dhe do te ishte e habitshme per te mos thene nje fajesi po te mos e bente. Nderkaq aspak per cudi ministrja Bregu u shfaq ne ekran duke kercenuar se do te hidhte ne gjyq kreun e opozites Edi Rama. Po perse Sepse sipas Bregut motra dhe kunati i saj nuk jane ngaterruar me mafien ngaqe paskan qene ortake ne nje kompani jo me te ndaluarin Albino Prudentino por me te birin Angelon. Ky i fundit sipas ministres Bregu ne momentin e themelimit te kompanise paska paraqitur nje certifikate leshuar nga Ministria italiane e Drejtesise ku figuron pa precedente penale. Po sipas Bregut kjo ka qene nje arsye e mjaftueshme per te bindur cilindo qe kerkonte te hynte ne marredhenie biznesi me te. Ne te vertete ne pikepamjen tone nje arsye e dyshimte edhe per nje qytetar te rendomte dhe prandaj kurrsesi nje justifikim per nje ministre te qeverisjes me duar te pastra qe eshte betuar se do te luftoje me tolerance zero si korrupsionin ashtu edhe krimin e organizuar. Vete ministrja nuk po kupton se ka rene ne nje pozite mjerane kur perpiqet te mbrohet ne fakt me kamuflazhin e perdorur nga mafiozi Albino Prudentino per bizneset e tij. Eumlshte e kuptueshme se ky i fundit e ka gjetur me te pershtatshme ti regjistroje disa biznese ne emer personash relativisht me pak te ekspozuar ne kete rast i biri por dhe e shoqja. Albino ka preferuar te fshihet pas Angelos. Zakon ky i njohur i mafiozeve per te maskuar bizneset. Por nje gje te tille po ben pikerisht edhe ministrja e Integrimit Bregu kur justifikohet duke deklaruar se familjaret e saj nuk i kane pasur bizneset me Albinon por me Angelon. Ministrja Bregu kerkon ta perdore Angelon si nje engjell mbrojtes. Por a eshte Angelo nje engjell
Sipas informacioneve te publikuara edhe ne median italiane keto dite boset Prudentino kerkonin qe te riciklonin parate ne nje kazino ne qytetin e Vlores. Dhe eshte thuajse evidente qe ortakeria me njerez te afert te ministres Bregu ka qene nje avantazh i madh per ta ne krijimin e rrjetit mafioz te larjes se parave. Familja e ministres eshte bere praktikisht nje maske thuajse nje lavatrice per bizneset e familjes Prudentino. Nese familjaret e ministres kane bashkepunuar me dije apo pa dije me nje mafioz kjo eshte pune e prokurorise qe ta vertetoje. Por eshte fakt se as ministrja as familjaret e saj nuk jane treguar prudente me prudentinot. Padije apo verbim lakmitar per fitime te paligjshme nga biznese qe dihet se pergjithesisht rrotullojne para te dyshimta Afera shfaqet mjaft e erret. Dhe eshte mjaft komprometues per ministren Bregu fakti qe prej vitesh ekzistonin sheshit informacione qe deshmonin per nje rol aktiv te Angelo Prudentinos ne aksione mafioze te kontrabandes se cigareve. Ushtaraket e Guardia di Finanza te Barit nuk kane dilema nenvizohet ne artikullin e siperpermendur te Corriere della Sera Angelo Prudentino shkruajne ka shkuar ne Sicili per tiu drejtuar familjeve mafieve te Palermos ose direkt Bernardo Provenzanos per te siguruar autorizimin per shkarkimin e cigareve ne bregdetin sicilian. Pikerisht kete person te trazuar ne tratativa dhe kontrabande mafioze ministrja Bregu e paraqet si nje qytetar te panjolle. Nderkaq Gazeta Shqiptare e komentoi si nje mashtrim perpjekjen e ministres Bregu per te justifikuar veten dhe njerezit e saj me nje deshmi penaliteti te Angelo Prudentinos. Sipas kesaj te perditshmeje ne Itali qarkullon nje tjeter dokument qe provon se ndaj Angelos ka pasur nje proces ne gjykim per organizmin mafioz. Po i njejti engjell shpetimtar i ministres Bregu rezulton se eshte arrestuar se bashku me te atin ne 11 janar 2001 ne Greqi per kontrabande cigaresh. Ne thelb ministrja Bregu kerkon te mbrohet duke thene se nuk i dinte fare te gjitha keto. Ajo i thote publikut se nuk e dinte qe familjare te saj dhe ajo vete nepermjet tyre ishin bere vegel me e pakta qorre e nje rrjeti mafioz qe ishte shtrire ne Shqiperi me qellim riciklimin e parave te pergjakura te mafies italiane. Dikur ne vitin 1996 Berisha ka shpalosur te njejten padituri duke deklaruar se parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote. Nje padituri nga a cila vuan edhe sot ai dhe qeverisja e tij. Po a eshte padija a mund te jete injoranca dhe ky eshte interpretimi me i favorshem per ministren Bregu nje argument qe ajo te vazhdoje te mbaje postin e nderuar te ministres Pyetje qe nuk mund te mos shkoje edhe per Kryeministrin Berisha.