Megan Foks shpallet sërish femra më seksi në botë
Më shumë se dhjetë milionë lexues të revistës “FHM”, kanë vendosur që aktorja Megan Foks të jetë femra më seksi në botë për vitin 2009. Brunia joshëse e fitoi këtë titull edhe vitin e kaluar, ndërsa në të kaluarën dy vite radhazi këtë titull e ka fituar Xhenifer Lopez (2001 dhe 2002). Edhe pse nuk ka ndonjë rol për t’u mbajtur mend në karrierën e saj, Megan Foks mbetet në mendjen e meshkujve, duke qenë se “vajza e rrezikshme” ka një trup të përsosur, fytyrë të bukur dhe një numër tatuazhesh, për të cilat shumica e konsiderojnë si pasardhëse të Anxhelina Zholi. Vendin e dytë si femra më seksi në botë, e ka zënë bukuroshja Xhesika Alba, ndërsa në të tretin renditet Skarlet Johanson, e ndjekur nga Xhesika Biel dhe Madeline Zima, në vend të katërt dhe të pestë, respektivisht. Femrat më seksi në botë sipas përzgjedhjes së FHM: 1. Megan Foks, 2. Xhesika Alba, 3. Skarlet Johanson, 4. Xhesika Biel, 5. Madeline Zima, 6. Adriana Lima, 7. Elisha Kuthbert, 8. Heidi Montag, 9. Ane Hathuej, 10. Kejti Perri
11. Marisa Miller, 12. Britni Spirs, 13. The Veronicas, 14. Erika Durance, 15. Anxhelina Zholi, 16. Keit Bekinsale, 17. Natali Portman, 18. Hajden Panetiere, 19. Eva Mendes, 20. Diora Baird.
4 Janar 2000