E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestuesit e 21 Janarit ne tritolin e shtyllave elektrike

Protestuesit e dhunshem te 21 Janarit zbulohen ne nje seri grabitjesh te banesave ne aksin Shkoder-Lezhe dhe hedhjen ne ere nje dite para Vitit te Ri te dy shtyllave te tensionit te larte ne Kallmet, me qellim perhapjen e panikut dhe destabilizimin e situates. Operacioni i koduar "Grabitqaret" coi ne pranga 12 te dyshuar, ndersa nje tjeter u shpall ne kerkim, teksa i shpetoi ndjekjes per momentin. Drejtori i Policise se Lezhes, Muharrem Furriku, ne konferencen per mediat tha se, "te ndaluarit per hedhjen ne ere te shtyllave me qellim destabilizimin, kane qene pjesemarres aktive edhe ne protesten e dhunshme ndaj kryeministrise me 21 Janar". Drejtoret e policive Shkoder, Altin Qato dhe Lezhe, Muharrem Furriku, pranuan se disa prej te arrestuarve kane qene aktive si protestues te 21 Janarit dhe me pas jane perfshire ne akte terroriste e ngjarje kriminale qe jane nen hetim. Megjithese nuk identifikuan se kush ishin pjesemarresit, u publikuan emrat e 6 te ndaluarve per tritolin ndaj shtyllave dhe po kaq te tjere per grabitjet. Shtate prej tyre jane nga rrethi i Lezhes dhe gjashte nga Shkodra. Policite vendore i kane kapur me prova ne te pakten 6 plackitje dhe grabitje te dhunshme, ndersa sekuestruan mengjesin e djeshem sasi te medha eksplozivi, detonatore, fitil zjarrpercjelles, arme dhe municion pa leje.

Grabitjet

Megjithese kishte marre vazhdimisht denoncime per nje seri plackitjesh e grabitjesh ne dy rrethet e mesiperme, policise i jane dashur disa muaj per te zbuluar emrat dhe grupin prej 10 personash. Ne pranga rane te afermit Mhill Nikolle Thepi, 20-vjec, Agron Thepi, 21-vjec e Dede Thepi, 25-vjec, banues ne Spathare te Shkodres. Besmir dhe Xhevahir Lugina, 25 dhe 23 vjec, banues ne Balldre te Lezhes dhe bashkefshatari i tyre Ndue Ara, 25-vjec. Tre te fundit jane Nikolin Pjetri, 25-vjec, nga Lac-Vau i Dejes, Pjeter Huba, nga Mnela dhe Gjin Marku, 24-vjec, nga Kryebushati i Shkodres. Emri i personit te dhjete nuk u publikua, por mesohet se eshte nga Lezha. Nga hetimet e kryera, grupi akuzohet per gjashte sulme ne seri, nga muaji korrrik 2011-shkurt 2012. Konkretisht akuzohen per vjedhjen e nje lokali ne Spathar me 14 korrik te vitit te kaluar, vjedhjen e nje banese ne Juban me 22 nentor, grabitjen me dhune te nje gruaje ne Vig-Mnele me 18 dhjetor, duke i marre 26 mije leke dhe te nje burri ne fshatin Rranxa te Bushatit me 10 shkurt, duke i marre 300 mije leke. Dy ngjarjet e fundit kane qene vjedhja e nje shtepie ne Spathar me 31 janar dhe e nje tjetre ne Juban, me 13 shkurt, ose dy dite para se te zbuloheshin dhe arrestoheshin.

Tritoli

Por gjashte anetare te grupit, tre nga te cilet te identifikuar edhe ne grabitjet e mesiperme, akuzohen edhe per aktin terrorist te ndodhur me 30 dhjetor 2011 ne Kallmet te Lezhes, ku u hodhen ne ere me tritol dy shtylla te tensionit te larte. Nga hetimet e kryera, akuzohen si te dyshuar, Besmir Lugina, Xhevahir Lugina, Mhill (Nikolle) Thepi, si dhe tre te tjeret pjese e grupit, Gazmir Dedaj, 22-vjec, banues ne Torovice, Aleksander Boka, 28-vjec, banues ne fshatin Balldren dhe Ernest Preci, 47-vjec, banues ne fshatin Juban. Gjate kontrollit te banesave u gjeten si prova materiale 50 meter fitil zjarrpercjelles, 190 kapsolla detonatore, lende artizanale per eksploziv, nje arme zjarri automatike, kater motocikleta, nje autoveture, te cilat jane perdorur nga autoret per kryerjen e veprave penale. Drejtori i Policise Lezhe, Muharrem Furriku, deklaroi dje se, "keta te ndaluar, kane qene aktive ne protesten e dhunshme te 21 Janarit ne Tirane".

Akuzat

Materialet ne ngarkim te grupit i kaluan Prokurorive Shkoder dhe Lezhe per 4 veprat penale te "vjedhjes me dhune, kryer ne bashkepunim", "vjedhjes ne bashkepunim", "mbajtjes pa leje te armeve te zjarrit", "shkaterrim prone me eksploziv, e kryer ne bashkepunim".

Te akuzuar per grabitjet:

Mhill (Nikolle) Thepi, 20-vjec, Shkoder

Besmir Lugina, 25-vjec, Lezhe

Xhevahir Lugina, 23-vjec, Lezhe

Agron Thepi, 21-vjec, Shkoder

Ndue Ara, 25-vjec, Lezhe

Nikolin Pjetri, 25-vjec, Shkoder

Dede Thepi, 25-vjec, Shkoder

Pjeter Huba, 25-vjec, Shkoder

Gjin Marku, 24-vjec, Shkoder

Nje i dhjete i shpallur ne kerkim

Vjedhjet dhe grabitjet:

14.07.2011, vjedhja e lokalit DEA ne Spathar

22.11.2011, banese ne fshatin Juban

18.12.2011, grabitja ne Mnele nje gruaje 260 mije leke

10.02.2012, grabitja ne Rranxa, nje burri 300 mije leke

13.02.2012, vjedhje banese ne Juban

31.01.2012, vjedhje banese ne Spathar

Te arrestuar per shtyllat e tensionit:

Besmir Lugina, 25-vjec, Lezhe

Xhevahir Lugina, 23-vjec, Lezhe

Mhill (Nikolle) Thepi, 20-vjec, Shkoder

Gazmir Dedaj, 22-vjec, Lezhe

Aleksander Boka, 28-vjec, Lezhe

Ernest Preci, 47-vjec, Shkoder

Sekuestruar ne banesa:

50 meter fitil zjarrpercjelles

190 kapsolla detonatore

Lende artizanale per eksploziv

Nje arme zjarri automatike

Kater motocikleta

Nje autoveture

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›