E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e TVSH-se, tani me rregulla dhe kategori te reja Eglantina Nasi

Sistemi i mbledhjes se Tatimit mbi Vleren e Shtuar, po shkon drejt nje reformimi te plote, fale rregullave qe percakton nje ligj i ri, i hartuar sipas standardeve te Bashkimit Evropian. Tashme, drafti i tij eshte gati dhe pritet te rregulloje gjithe mangesite qe ekzistonin deri tani ne lidhje me TVSH-ne, taksen e cila siguron me shume te ardhura per buxhetin e shtetit. Ne fakt, ai nuk e ndryshon tarifen prej 20 per qind se saj, porse perfshin brenda detyrimit te pageses se saj, edhe sherbime apo subjekte, te cilat deri dje nuk kane qene ne skeme, por qe TVSH-ja u mblidhej vetem permes udhezimeve te posacme nga autoritetet tatimore. "Rregulli i pergjithshem percakton se lindja e tatimit ndodh dhe TVSH behet i kerkueshem, kur furnizimi i mallrave ose sherbimeve kryhet, pervec kur eshte parashikuar ndryshe", citohet saktesisht ne draftin e ri per Tatimin mbi Vleren e Shtuar. Duke detajuar me tej se "per cdo pagese te kryer para se te kryhet furnizimi i mallit ose para perfundimit te furnizimit te sherbimit, TVSH-ja lind dhe behet i kerkueshem, ne momentin e arketimit te shumes. Ne rastin kur fatura tatimore eshte leshuar perpara momentit te lindjes se tatimit, ajo behet e kerkueshme ne momentin kur eshte leshuar fatura". Ndersa ne lidhje me importin e mallrave, drafti i ri percakton se prej TVSH-se perjashtohen mallrat te cilat ne momentin e hyrjes ne Shqiperi, i nenshtrohen ndonjerit prej regjimeve te parashikuara ne ligj. "Ne qofte se mallrat e importuara u nenshtrohen detyrimeve doganore ose tatimeve te tjera te aplikuara ne kuader te nje politike te perbashket, TVSH lind dhe behet i kerkueshem ne te njejtin moment ne te cilin keto detyrime te tjera lindin apo behen te kerkueshme", citon konkretisht drafti i ri. Ndersa neni 48 parashikon se "shkalla standarde e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, per furnizimet e mallrave dhe sherbimeve, e cila aplikohet si nje perqindje e vleres se tatueshme, eshte 20%". Kurse si shkalle e reduktuar eshte ajo prej 10%, e cila aplikohet per disa sherbime te ndryshme si pershembull furnizimet e barnave per trajtime mjekesore dhe veterinare etj. Ndersa perjashtohen nga pagesa e TVSH-se, disa veprimtari me interes te pergjithshem si furnizimi i sherbimit postar, ai i sherbimeve shendetesore, i sherbimeve te kryera nga grupime qe ushtrojne veprimtari te perjashtuar nga TVSH-ja, ose per te cilen nuk kane cilesine e nje personi te tatueshem etj. Ne fakt, ky draft, ka si ndryshim thelbesor, trajtimin per here te pare furnizimit te sherbimit, si i tille, i cili nuk eshte ne vetvete furnizim mallrash. Por edhe trajtimin brenda skemes se TVSH-se te shitjes se mallrave te perdorura, te cilat nuk prekeshin nga ligji ekzistues i TVSH-se.

Kush kufizohet nga e drejta e zbritjes se TVSH-se?

Neni 74

Rregulli i pergjithshem

Perjashtohen nga e drejta e zbritjes se TVSH-se shpenzimet per blerjen, importin e mallrave, sherbimet si me poshte:

1. Shpenzimet e karburantit, pervec rastit kur:

a. qellimi i veprimtarise ekonomike eshte blerja e karburantit me qellim per ta shitur ate;

b. karburanti i blere eshte perdorur per nevoja teknologjike ne funksion te arritjes se qellimit primar te biznesit.

2. Shpenzimet e karburantit, i perdorur per autoveturat.

3. Shpenzimet per autovetura dhe sherbimet ne lidhje me to, pervec rasteve kur:

a. Qellimi i veprimtarise ekonomike eshte blerja e autoveturave vetem me qellim per t'i shitur ato.

b. Perdorimi i autoveturave eshte i vetmi qellim i veprimtarise ekonomike (dhenia me qera, sherbimi i taksive, ambulancave dhe veprimtari te ngjashme te kesaj

natyre).

4. Shpenzimet per udhetime e dieta, strehimin ne hotele,veprimtari clodhese dhe argetuese, shpenzime luksi dhe te perfaqesimit gjate ushtrimit te veprimtarise ekonomike.

Perjashtime te vecanta nga TVSH-ja ne import

Sipas draftit te ri "Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar", disa lloje importesh jane te perjashtuara nga skema e saj. Konkretisht, importet e dergesave, mallrave me karakter jotregtar dhe me vlera jo te rendesishme, e cila nuk duhet te tejkaloje 45 euro. Por edhe importimi i mallrave personale te perdorura, sende te perfituara nga trashegimia nga nje individ qe jeton ne Shqiperi; sende te importuara ne raste martese me karakter jotregtar; dhurata te rastit te pranuara brenda kuadrit te marredhenieve nderkombetare, me kusht qe te mos jene me karakter tregtar. Ndersa asnje perjashtim nuk akordohet per produktet alkoolike, duhanin ose per produktet e duhanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›