Kryeministri priti përfaqësues të kompanisë italiane “Radici spa”
Kryeministri Berisha priti sot, në zyrën e tij, përfaqësues të firmës italiane “Radici spa”, e cila është e mirënjohur në fushën e prodhimit të energjisë. Ata i kanë shprehur Kryeministrit interesin për të investuar në Shqipëri në prodhimin e energjisë elektrike e termike. Një interes më të veçantë përfaqësuesit kanë shprehur për hidrocentralin e Skavicës.
Kryeministri Berisha ka siguruar në fund të këtij takimi se qeveria shqiptare do të shqyrtojë së shpejti të gjitha interesat e shprehura për projektin e Skavicës dhe se “Radic”-it do të jetë e mirëpritur në garën që do të hapet për realizimin e këtij projekti të madh.
Kryeministri është shprehur gjithashtu se Shqipëria është e gatshme të ofrojë marrëveshje afatgjata shitblerjeje për energjinë që prodhohet nga termocentralet.