E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, pas Elias

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 15:52

Ylli i Hamburgut, Eljero Elia është rishfaqur objektiv i Juventusit.

Bianconerët ishin të interesuar për reprezentuesin holandez edhe gjatë verës së vitit të kaluar, por nuk ishte arritur marrëveshja për transferimin e tij në Torino.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Elia kërkohet sërish nga Juventus dhe trajneri i ri Antonio Conte, i cili synon të përforcojë opsionet në mesfushë.

Elia, 24 vjeç, iu bashkua Hamburgut nga Twente më 2009 për 9 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›