E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA/ Ndersa greva bllokon kampionatin yjet argetohen

Është një kohë në të cilën nuk mund të shkosh të stërvitesh nëpër komplekset luksoze të kampionatit amerikan të basketbollit, apo të bësh ekzibicion në pallatet e sportit të NBA-së. Koshi megjithatë vazhdon ta ndjejë peshën e topave që gjuhen nga duart e kampionëve të mëdhenj amerikanë.

Njëri prej tyre, Kevin Durant, krijon një spektakël më vete duke u dëfryer në një ndeshje të lirshme në një nga fushat e thjeshta popullore, në “Raker Park” të Nju Jorkut. Gjuajtje të sakta të lojtarit elegant dhe tepër të talentuar që gëzojnë publikun, por që mbushin me entuziazëm një tjetër yll të madh, tashmë në pension, si Shakill O’Nill.

Duke kaluar Oqeanin Paqësor, në Kinë hapen dyert e rënda për të treguar basketbollistin e Majemit, Duejn Uejd, I cili merr pjesë në një shfaqje të këtij sporti në kryeqytetin e vendit të madh, në Pekin.

Pas gjuajtjeve të ndryshme, kampioni nënshkruar një çek me shifra të mëdha që do të shkojnë për bamirësi, ndërsa del para kamerave dhe fotografëve në prani të fëmijëve.

Më pas, Uejd shfaqet në një fushë basketbolli, bashkë me disa lojtarë të tjerë të NBA-së dhe në krah të një lojtari kinez, ndërsa publiku brohoret I lumtur për praninë e idhujve të cilët më së shumti I kanë ndjekur në televizor.

Së fundmi, duke u kthyer në SHBA, është lojtari I Boston Sëlltiks, Rajon Rondo, që përuron një fushë të rindërtuar basketbolli për fëmijë në qytetin e tij, së bashku me kryetarin e bashkisë, Tomas Menino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›