E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa League, “vrasëse”

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 21:30

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, e ka quajtur Europa Leaguen “vrasëse” për Premierligë, për shkak të numrit të ndeshjeve dhe udhëtimeve.

Skuadra nga White Hart Lane do të udhëtojë rreth Evropës të enjteve për garën evropiane para se të kthehen për t’u paraqitur në Premierligë në fundjavë.

Strategu i Tottenhamit e ka quajtur situatën “ankth”, edhe pse insiston se ekipi i tij do të jep maksimumin në Europa League.

Por, ai njoftoi se futbollistë të rinj, të cilët nuk kanë rastin të luajnë vazhdimisht në Premierligë, do të kenë hapësirë më të madhe në Evropë.

“Djelmoshat e rinj do të zhvillojnë shumë ndeshje në Europa League, sepse përndryshe, të jem i sinqertë, mendoj se është garë vrasëse”, tha Redknapp për Sky Sports News.

“E enjtja dhe e diela çdo javë, ju nuk keni asnjë shans në Premierligë në këtë orar. Kjo ju shkatërron, është ankth. Ju duhet të shkoni në vende të çmendura, por ne do të japim maksimumin dhe të shohim se ku përfundojmë”, u shpreh Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›