E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi plan sekret per te forcuar mesfushen

Kampionë që ikin, por edhe kampionë që pritet të mbërrijnë. Kjo është gjendja tek Interi, ndërsa skuadra është në prag të ndeshjes së Superkupës së Italisë ndaj Milanit në Pekin. Besohet se do të ketë largime të rëndësishme, ndërsa ekziston edhe një plan sekret për të sjellë dy apo tre yje të rëndësishëm në “San Siro”.

Uesli Snajder mund të ikë, ndonëse klubi zikaltër vazhdon të këmbëngulë se dëshiron ta mbajë. Mançester Junajtid jep nga 37 deri në 40 milionë euro, një shifër mjaft e kënaqshme edhe për një yll si holandezi.

Por, shkëmbimi me Mançesterin nuk përfundon me kaq, pasi atje ekziston edhe Siti, skuadra e Roberto Mançinit. Anglezët i kanë një borxh Interit pasi nuk kanë dhënë të gjitha paratë për Mario Balotelin. Kjo mund të bëjë që drejtuesi i shitblerjeve, Branka, të mendojë për të marrë Tevezin, me paratë e fituara nga Snajder, por edhe Balotelin, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për të ikur nga Mançesteri.

Po tek Siti mund të shkojë Maikon dhe Sheiku Mansur mund të jetë gati të paguajë 15 milionë euro, ndoshta edhe 20. Duke pasur këto para në dispozicion, Branka mund të mendojë për një yll të mesfushës që duhet të luajë në krah të Kambiasos.

Emrat nuk jepen, gjithçka tek Interi është “top-sekret”, por logjika e ftohtë e tregon qartë: zikaltërit do të synojnë për një regjisor tjetër për të dirigjuar lojën e skuadrës së Gasperinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›