Jehonë nga SHBA, për Fondacionin "Nënë Tereza"
Pas prezantimit të suksesshëm të ekspozitës mbi jetën dhe veprën e humanistes së shquar me origjinë shqiptare Nënë Tereza, organizuar nga Fondacioni Kulturor "Nënë Tereza" me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj, rikonfirmohet respekti dhe mbështetja për popullin shqiptar dhe Fondacionin nëpërmjet letrave dhe fotografive, dërguar Presidentes së këtij Fondacioni, zonjës Liri Berisha. Midis tyre spikasin ato të personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore amerikane, si zonjat e mirënjohura Mishel Obama, Laura Bush dhe Hilari Klinton. Ato vlerësojnë dhe mbështesin lart aktivitetin e organizuar, si dhe punën e Fondacionit për t'i bërë gjerësisht të njohur figurën dhe vlerat e humanistes së madhe me origjinë shqiptare. Në letrën e saj, zonja Klinton thekson se ekspozita dhe dhuratat me simbolet e Nënë Terezës shërbejnë si kujtime të dashura të pasurisë së pavdekshme që la pas Nënë Tereza. Ky aktivitet solli në dritë më shumë kujtime dhe informacione nga jeta dhe veprat e Nënë Terezës, si figurë humanitare e mbarë njerëzimit, por me origjinë shqiptare. Presidentja e fondacionit ka marrë një sërë letrash edhe nga zonjat e tjera të mirënjohura, të cilat kanë shprehur të njëjtat vlerësime. Në këto letra theksohet se puna për të bërë të njohura figurat e njohura të vendit tonë është një punë mjaft e vyer.