E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen , teologët: Xhihad nëse vendi pushtohet nga trupat e huaja

Edhe pse tani për tani Shtetet e Bashkuara e kanë përjashtuar çdo mundësi për të ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë, teologët islamikë të Jemenit kanë autorizuar një xhihad të shenjtë në rast të një ndërhyrjeje ushtarake të huaj në vendin arab. Lajmi është konfirmuar nga të njëjtët teologë. "është një detyrim të nisim xhihadin nëse vendi do të pushtohej nga trupat e huaja", thuhet në një komunikatë që u shpërnda nëpërmjet agjencisë së lajmeve "DPA". Paralajmërimi ka ardhur pas një takimi të liderëve fetarë në një xhami të kryeqytetit të jemenit, Sanaa. Takimi u drejtua nga sheiku Abdul Maxhid al Zindani, lideri i opozitës islamike të Jemenit dhe eksponent lokal i Vëllezërve Myslimanë, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara. Në ditët e kaluara, Zindani ishte shprehur tërësisht kundër cdo lloj ndërhyrjeje ushtarake të forcave të huaja ën Jemen. Sipas tij, kjo do të konsiderohet si një pushtim armiqësor. Një anëtar i parlamentit të jemenit, sheiku Aref al Sabri, ka shpallur kundërshtimin e personaliteteve fetare ndaj cdo lloj presence të huaj, çfarëdo lloj marrëveshjeje ushtarake dhe cdo bashkëpunimi ushtarak me vendet e huaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›