E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen/ Nuk mirëpritet ndihma e ndërkombëtarëve në luftën kundër ekstremistëve

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Abu Bakër Al Kirbi, tha se vendi i tij nuk e mirëpret ndihmën amerikane apo të vendeve të tjera në luftën kundër ekstremistëve, pasi "ndërhyrja direkte i komplikon gjërat". Al Kirbi tha se forcat e tilla janë të mirëpritura, për aq kohë sa nuk janë aty në ndonjë cilësi tjetër. "çështja e trupave të huaja në Jemen është shumë e ndjeshme", tha Al Kirbi. Vëmendja ndërkombëtare ndaj Al Kaedës në Jemen është rritur pas sulmit të dështuar ndaj aeroplanit amerikan në ditën e Krishtlindjeve.
Sulmuesi nigerian ishte aftësuar në Jemen. Kryeministri britanik e cilësoi Jemenin si "kërcënim global" dhe ftoi partnerët ndërkombëtarë në Londër në një takim, që do ketë si qëllim ndihmën për Jemenin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›