Shkodër, priten shkarkime të mëdha nga Vau i Dejës

Vijon të mbetet problematike situata në komunën e Dajçit si pasojë e përmbytjeve. Burime pranë Shtabit të Emergjencave bënë me dije se do ketë shkarkime të mëdha nga HEC- i Vaut të Dejës. Sipas korrenspondentit të "Ora News" në Shkodër, nga Dajçi janë evakuuar 20-30% e banorëve, pasi pjesa tjetër nuk pranojnë të largohen. Ditën e djeshme është shënuar situata më emergjente në komunën e Dajçit.
Ndërkohë në disa komuna në prefekturën e Dibrës ka pasur rrëshkitje të dheut. Korrespondenti i "Ora News" në Burrel njofton se në orët e para të ditës së sotme në Burrel ka pasur bllokim të aksit Peshkopi-Tiranë. Në fshatin Belisht është regjistruar përmbytje e disa banesave si pasojë e ujit të lumit Mat.