E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ-Maqedonisë: Ndëshkoni fajtorët e dhunës ndaj shqiptarëve

TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon për dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni. Nëpërmjet një deklarate, MPJ “dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen Ministria e Jashtme shqiptare bën thirrje për tejkalimin e këtyre incidenteve që cënojnë bashkëjetesën dhe harmoninë në Maqedoni mes etnive të ndryshme.

“MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”, thuhet në reagimin e MPJ.

Në incidentin që ndodhi të mrëkurën në mbrëmje në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë hyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tetë të rinj maqedonas dyshohen si autorët e dhunimit të 15 nxënësve shqiptarë në autobusin që transportonte nxënësit e fshatit Çiflik drejt Shkupit.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Maqedoni, natë e tensionuar në Shkup dhe në Tetovë SHBA, Reeker dënon dhunën në Shkup

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›