Zhvendosja e QKR, kryebashkiaku i Kavajës letër Berishës
KAVAJE- Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi përmes një letre të hapur drejtuar dy ditë më parë kryeministrit Berisha i ka kërkuar të ndërhyjë në mënyrë që zyra lokale e QKR-së rë vendoset në një ambient të përshtatshëm në qëndër të qytetit të Kavajës.
“Prej disa ditësh, zyrat lokale të QKR janë shpërngulur nga Kavaja në një vendndodhje të re, plot tre kilometra larg qytetit. Një vendim ky absurd dhe i pajustifikueshëm, që pikësëpari shkon kundër interesave të qytetarëve dhe biznesit në Kavajë dhe për më tepër bie në kundërshti me vetë frymën dhe prioritetet që Ju si Kryeministër keni përcjellë përgjatë këtyre viteve” thekson Rroshi.
Në lidhje me këtë problem është prononcuar për News 24 edhe Drejtori i QKR-së Tomi Kola. Ai shpjegon se ky vendim është marrë pasi Bashkia e Kavajës ka penguar marrjen e pajisjeve të zyrës të QKR-së për pastrim dhe rregullim, edhe pse kjo i është kërkuar zyrtarisht që më datë 21 tetor 2011. Pas bllokimit disa mujor të punës, Bashkia e Kavajës ka lejuar vetëm dy javë më parë marrjen e kompjuterëve, ndërkohë që mban peng printerët.
“Ka katër muaj e gjysmë që popullit të Kavajës nuk i është dhënë shërbimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për arsye se Bashkia e Kavajës nuk lëshon pajisjet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit që janë pronë e qeverisë qendrore. Ne nuk kemi gatishmëri për të tërhequr të gjitha pajisjet, prandaj u vendos që kjo zyrë pranë bashkisë të mbyllet. Ky vendim u mor pasi është biseduar me komunën më të afërt të Kavajës që është komuna Synej, që është në anën tjetër të rrugës pra 500 metra nga qendra e Kavajës”, tha Tomi Kola, Drejtor i Përgjithshëm i QKR.
Kreu i QKR-së, Kola shpjegon se zyra e re në Synej do të ketë kushte më të mira për t’i shërbyer qytetarëve se ato në Bashkinë e Kavajas.
“Meqënëse në këtë komunë zyrat janë të reja, me dritare, me ajrosje, pa lagështirë, me vendparkimi për qytetarët, kjo sigurisht është një zyrë shumë më e mirë se zyra e vënë në dispozicion nga Bashkia e Kavajës, k ue vetmja dritare për ajrosje është afër tavanit, sa një dritare burgu”, komentoi Kola.
Gjatë katër muajve të fundit, banorët e Kavajës i janë drejtuar Tiranës dhe Durrësit për të marrë shërbimet e QKR-së.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)