Kapet i mituri, vodhi kasafortën me 450 mijë lekë
Një i mitur i dënuar disa herë për vjedhje u ndalua nga forcat e policisë komisariatit nr 4 në kryeqytet. M.C., 15 vjeç, nga Mirdita, u ndalua në bazë të urdhrit të lëshuar nga Prokuroria, për vjedhjen e shumës prej 450 000 lekësh, të cilën i mituri e kishte kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë.
Së bashku me Marildo Merjen, 23 vjeç, dhe Oltion Nazari, 21 vjeç, M.C kanë vjedhur në zyrën e firmës së ndërtimit Vllaznia, kasafortën me shumën e parave prej 450 000 lekësh.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale Vjedhjes në bashkëpunim.