Arrestohet polici i burgut, plagosi bashkëshorten
Një 49-vjeçar u arrestua në kryeqytet pasi plagosi me mjete të forta bashkëshorten. Alfred Ndreca, punonjës policie në Burgun 313 Tiranë, e ka kërcënuar të shoqen dhe e ka plagosur pas një konflikti për motive të dobëta.
Gjithashtu, pas konfliktit me bashkëshorten, Ndreca ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër në oborrin e banesës së krushkut të tij.
Sipas policisë, atij iu sekuestrua arma e shërbimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat të Kanosjes dhe Prishjes së rendit e të qetësisë publike.