E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemeni në praktikë e njeh shtetin e Kosovës

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 19:27

“Ne kemi zhvilluar një sërë takimesh në SHBA me vendet tona aleate, sidomos me ato arabe, sikurse edhe me ministrin e punëve të jashtme të Republikës Kosovës dhe kemi Arthur në përfundim se është koha, që sikur Katari dhe vendet tjera arabe edhe Jemeni të njoh shtetin e Kosovës”, kështu ka thënë për agjencinë Presheva e Jonë Dr. Abu Bakr Abdullah Al Qirbi.

“Njohja e Kosovë, për momentin është prioritet i qeverisë së Jemenit..”, ka thënë tutje ai

Dr. Abu Bakr Abdullah Al Qirbi e ka mbajtur sot një konferencë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe ka folur edhe për Kosovën. Pyetjes se kur do të njeh jemi shtetin e Kosovës, shefi i diplomacisë së Jemenit, Dr. Abdullah Al Qirbi tha për agjencinë informative “Presheva Jonë” se në radhë të parë përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka vlerësuar zhvillimet pozitive në rajon dhe është shprehur se “Qeveria jonë është e kënaqur kur dëgjon lajme të mira, në avancimin e proceseve në Kosovë pas një konflikti të tmerrshëm”.

“Njohja e Kosovë, për momentin është prioritet i qeverisë së Jemenit që në fakt vendi ynë edhe pse ende në tranzicion, në praktikë e njeh Republikën e Kosovës, çka për këtë njohje zyrtare mbetën vetëm disa formalitete, çka jemi në përpilim e sipër..”

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›