E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi gjallë

Një vit e gjysmë pas tronditjes që pësoi nga shkuarja në Hagë e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po tenton ta rimarrë vetën. Zyrtarët e saj po hartojnë plane e strategji. Daut Haradinaj thotë se AAK po përpiqet të rikuperohet, duke ofruar alternativa për qytetarët. E Haki Shatri vlerëson se edhe pa Ramushin AAK është gjallë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po shpreson të rikthehet si opozitë e fortë, pavarësisht mungesës së Ramush Haradinajt.

Zyrtarët e kësaj partie opozitare kanë mbajtur një takim treditor në Suharekë me nivele të ndryshme udhëheqëse të partisë, ku janë zotuar për ringjalljen e subjektit të tyre.

Tash, përveç problemeve të mëdha, në AAK thonë se do të merren edhe me brengat e përditshme të njerëzve që jetojnë në Kosovë – përfshirë edhe drogën nëpër shkolla.

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj thotë se Aleanca me gjithë mungesën e liderit të saj po vazhdon për çdo ditë të merret me problemet e qytetarëve, duke ofruar edhe alternativa.

Edhe takimin e Suharekës e sheh si përpjekje të partisë për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të treguar se AAK’ja vazhdon të mbetet alternativë në Kosovë.

“Është e pamundur me rikuperu mungesën e Liderit të AAK’së, por gjithsesi jemi mundu me qenë aktivë dhe në kuadër të kësaj është edhe kjo që Aleanca po mblidhet, po tenton edhe në njëfarë forme edhe me u rigjeneru, qoftë me ide dhe njerëz që me qenë të gatshëm për proceset që do të vijnë dhe besoj se do prijnë ardhjes së Haradinajt”, ka thënë Haradinaj në një prononcim për Express të enjten.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›