“Jeni në udhë pa krye, nisni menjëherë dialogun politik”
21/06/2011 Ministrat e jashtëm të BE-së deklaratë për Shqipërinë nga Luksemburgu
Zgjedhjet vlerësohen si transparente dhe të rregullta, por me procese të vështira
Ministrat e Bashkimit Evropian kanë vlerësuar se zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri ishin të rregullta dhe transparente, por shtrojnë nevojën e fillimit urgjent të një dialogu politik mes palëve. Të mbledhur në Luksemburg për të diskutuar për vendit tonë, në përfundim të takimit ky forum ka dalë me një deklaratë të përbashkët, ku vlerësohet se partitë politike në Shqipëri mbi çdo interes tjetër duhet të vënë atë të sundimit të ligjit. “Bashkimi Europian ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe vuri re se ishte një proces transparent dhe konkurrent, i ndërthurur me procedura të vështira.” Në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian shprehet keqardhje për situatën aktuale politike dhe rritjen e tensioneve që pasuan zgjedhjet dhe zhvillimin e procesit. BE-ja, pasi ka monitoruar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, nënvizon se është thelbësore që procesi zgjedhor, përfshirë procedurat e apelit dhe vendimin final të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të jetë plotësisht transparent, i pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues. Ministrat e jashtëm të BE-së theksojnë se është thelbësore për partitë e të dy krahëve që të njohin mbi çdo interes tjetër rëndësinë e sundimit të ligjit”, - thuhet në pikat një dhe dy të deklaratës së miratuar dje. Por në pikën katër Bashkimi Evropian shpreh nevojën e nisjes sa më parë të dialogut politik mes palëve, me qëllim që, ashtu siç e quajnë dhe partnerët ndërkombëtarë, të dilet sa më shpejt nga kjo rrugë pa krye. Bashkimi Europian u ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të kthejë menjëherë dialogun politik, në mënyrë që të dalin sa më shpejt nga kjo rrugë pa krye. Një dialog i tillë është i nevojshëm për funksionimin e çdo shoqërie demokratike dhe institucionet e saj, duke përfshirë dhe funksionimin efektiv të parlamentit në shërbim të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian. Ministrat e Jashtëm të BE-së u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të forcojnë përpjekjet në axhendën e reformave dhe zbatimin e tyre. Kjo, sipas tyre, është thelbësore për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, duke përfshirë këtu edhe 12 prioritetet kryesore të identifikuara në Komisionin Europian në opinionin e 9 nëntorit 2010 mbi aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE. Vetëm me përmbushjen e këtyre rekomandimeve Shqipëria do të mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian në përputhje me konkluzionet e Këshillit në dhjetor 2010. Bashkimi Europian shpreh bindjen për perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së dhe sigurinë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendit tonë në procesin integrues”, - përfundon deklarata e ministrave të jashtëm të BE-së.
Fini: Duhen evituar bojkoti dhe protestat agresive
“Nëse ka një poçes zgjedhor për t’u kontestuar, kjo duhet bërë para komisionit zgjedhor dhe pastaj instancave gjyqësore. Por duhet evituar çdo lloj aksioni jashtë institucioneve, siç është, për shembull, bojkoti i Parlamentit apo nxitja e protestave agresive në rrugë. Gjithçka duhet të zgjidhet në kuadrin e kushtetutës shqiptare”, - ky ka qenë prononcimi i ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. I pranishëm në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, i cili organizoi sot në Luksemburg forumin për Ballkanin Perëndimor, ai vuri theksin te zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Duke theksuar se “Bashkimi Europian ka bërë një apel shumë të qartë: të ndiqen të gjitha instrumentet kushtetuese”. Ndërsa ministri Jashtëm francez Alain Juppé ka deklaruar: “Mesazhi ynë për Shqipërinë është i qartë: nëse vendi do që të përparojë në integrimin europian, duhet të rivendosë dialogun politik.” Ndërsa komisionerja e lartë Katerin Ashton është shprehur se, pasi të njihet me rezultatin, BE-ja do të përcaktojë hapat e mëtejshëm me Shqipërinë, por duke nënvizuar se dëshiron që procesi të vazhdojë i rregullt dhe transparent. “Do të dëshiroja një avancim të qetë, të rregullt dhe transparent të procesit zgjedhor”, - thotë Ashton.
Venecia mund të shmangë ngatërresat në të ardhmen
Ndërkohë në një nga pikat e deklaratës vihet theksi dhe te bashkëpunimi që duhet të kenë palët në lidhje me reformën elektorale sipas rekomandimeve të OSBE–ODHIR-it. Nga ana e saj BE-ja kërkon që në këtë reformë të përfshihen dhe shoqëria civile, por mbi të gjitha dhe Komisioni i Venecies, me qëllim që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.” BE-ja këshillon gjithashtu qeverinë shqiptare dhe partitë e opozitës që në bashkëpunim me shoqërinë civile të bashkëpunojnë për reformën elektorale sipas rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it dhënë më 2007, 2009 dhe 2011, përpara zgjedhjeve të ardhshme. BE-ja vë në dukje këshillën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për t’i kërkuar një mendim Komisionit të Venecies se si mund të shmangen situata të tilla në zgjedhjet e ardhshme”, - thuhet në pikën 3 të deklaratës. Zgjedhjet e 8 majit u zhvilluan pa ndërhyrë në Kodin Zgjedhor, gjë e cila solli një situatë të pazakontë kur u evidentuan fletët e hedhura në kutitë e gabuara, apo në rastin kur KQZ-ja luajti rolin e KZAZ-së për Bashkinë e Tiranës, veprim të cilin opozita e konsideroi si të paligjshëm dhe të qëllimtë për të marrë fitoren në tavolinë, por dy vendimet e Kolegjit u shprehën për të kundërtën
Lajçak nga Uashingtoni
“Vetëm dialogusjell progres për integrimin”
Ndërkohë që Shqipëria po përpiqet të kapërcejë tensionin e brendshëm politik që u shfaq pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2009 dhe u acarua më tej pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, Miroslav Lajçak, drejtori i menaxhimit për Evropën dhe Azinë Qendrore në zyrën për marrëdhëniet me jashtë të Bashkimit Evropian, thotë se pa dialog mes palëve nuk do të ketë zgjidhje të problemeve. “Ne ofrojmë ndihmën tonë, por duam të shohim përpjekje. Pa dialog politik ne do të vazhdojmë të shohim probleme si ato që kemi ndeshur pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme dhe pas zgjedhjeve të fundit lokale. Kur të nisë dialogu politik, do të ketë progres dhe kjo sigurisht do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian.” Miroslav Lajcak, i dërguari disa herë i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme dhe Sigurinë Katerinë Ashton për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri thotë se Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe duhet t’i zgjidhë me shpejtësi mosmarrëveshjet për të rikuperuar kohën e humbur. “Nëse udhëheqësit politikë dhe partiakë nuk arrijnë të bien dakord mes tyre, ajo që bëjmë ne në Evropë është të kërkojmë opinionin e institucioneve evropiane, OSBE–ODIHR-it, Komisionit të Venecies, Këshillit të Evropës, ku Shqipëria është vend anëtar, për të marrë një platformë që do të jetë pikënisje për të gjithë shoqërinë. Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe kjo është periudha e duhur për të rikuperuar këtë humbje, në mënyrë që raporti i Komisionit për këtë vit të jetë pozitiv.”