E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbërrijnë ndihmat për të izoluarit, sot shpërndahen

01/02/2005  10137 familje 43838 anëtarë

Miell 51.4 tonë

Makarona 4.5 tonë

Oriz 5.1 tonë

Sheqer 3.9 tonë

Vaj 6.4 tonë

Fasule 3.9 tonë

Kripë 0.8 tonë

Biskota 0.6 tonë

Rreth 40 tonë ushqime do të dërgohen mes borës për 10137 familje

SHKODER - Rreth 40 tonë ndihma ushqimore erdhën dje në Shkodër për t’u shpërndarë në zonat e bllokuara të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe. Ndihmat e planifikuara për t’u shpërndarë pa pagesë u sollën nga 8 kamionë të ushtrisë, të cilët në autokolonë, shoqëroheshimn nga policia. Janë 10137 familje me 43838 anëtarë, të gjithë në Qarkun e Shkodrës, që do të përfitojnë 51.4 tonë miell, 4.5 tonë makarona, 5.1 tonë oriz, 3.9 tonë sheqer, 6.4 tonë vaj, 3.9 tonë fasule, 0.8 tonë kripë dhe 0.6 tonë biskota. Karvani i kamionëve të ushtrisë, pas një ndalese pranë Prefekturës së Shkodrës, është nisur në drejtim të Koplikut, ku ndodhen magazinat e Rezervave të Shtetit. Në këto magazina do të paraqiten nesër kryetarët e komunave, ose përfaqësuesit e tyre, të cilët me procesverbal do të marrin përsipër administrimin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave. Problemi i mjeteve, me të cilat do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave nuk është zgjidhur ende. Vështirësitë në rrugët me ngricë dhe borë, bëjnë që të mendohet edhe për dërgimin e tyre me anë të helikopterëve. Por nga ana tjetër, edhe kjo ka riskun e vet, pasi kushtet atmosferike nuk janë ende të përshtatshme. Nëse helikpterët futen në punë, atëherë

është e nevojshme të hartohen koordinatat për lëshimin e ushqimeve në vendet që mund të arrihen nga banorët e zonave të bllokuara.

Ndërsa në Pukë ndihmat e parashikuara ushqimore që u nisën që pardje, kanë mbërritur dje në mëngjes, rreth orës 03.00, për shkak të vështirësisë së kalimit të rrugës së ngrirë. Shefi i zyrës së emergjencave pranë Prefekturës Shkodër, Pëllumb Dani, u shpreh se si është bërë planifikimi i shpërndarjes së ndihmave. Sipas vendimit të Qeverisë për shpërndarjen e ndihmave në zonat e izoluara nga dëbora në Qarkun e Shkodrës, është ngritur grupi i punës që ka bërë evidentimin e familjeve në nevojë. Duke u nisur nga numri i familjeve dhe anëtarëve, është përpiluar kërkesa ndaj Qeverisë. Në rrethin e Pukës, ndihmat kanë arritur dje në mëngjes në pikat e Rezervave të Shtetit, nga ku do të bëhet shpërndarja. Ndërsa sot ndihmat do të shkojnë në Koplik e pikërisht në Gradeskie, ku ndodhen dhe magazinat e Rezervave të Shtetit për Shkodrën dhe Malësinë e Madhe. Nga magazina do të bëhet tërheqja e ndihmave nga secila komunë me mjetet e veta. Ndërsa për të monitoruar shpërndarjen e ndihmave janë përgatitur listat për çdo komunë, duke vënë në lëvizje përfaqësuesit, ose kryetarët e komunave, për të tërhequr ndihmat kundrejt mandateve dhe faturave përkatëse. Më vonë do të bëhet monitorimi i shpërndarjes nga një komision, në përbërje të të cilit janë punonjës të Qarkut dhe të Prefekturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›