Gati struktura e legalizimeve
01/02/2005 Krijohet grupi
SHKODER - Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar strukturën e komisionit që do të merret me procedurat e shpërndarjes dhe të pranimit të dokumentacionit për legalizimet. Komisioni do të përbëhet nga një arkitekt, dy inxhinierë ndërtimi si dhe një jurist.Me përfundimin e infrastrukturës, të ambienteve të përshtatshme, si dhe me trajnimin e këtij stafi. Këto ditë do të fillojë nga puna një komision i tillë. Në Shkodër tre janë rajonet me zonat më të mëdha informale, tek ish–Zooteknika, rajoni “Mark Lula” dhe në zonën Industriale të qytetit. Megjithëse deri tani nuk ka një informacion të saktë për këto ndërtime apo për popullsinë që jeton në këto zona, numërohen afro 2000 ndërtime të tilla, të bëra gjatë këtyre 15 viteve me një popullësi, që është rreth 10 mijë banorë dhe që nuk figurojnë gjëkundi.