Kosova do të hapë ambasadë në Sofje
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar se Prishtina së shpejti do të hapë përfaqësinë diplomatike në Sofje.
"Tashmë e kam nënshkruar vendimin për dërgimin e ambasadorit të Kosovës në Bullgari, dhe pres që së shpejti ta marrë detyrën", ka thënë Sejdiu për radion shtetërore bullgare.
Presidenti i Kosovës ka vlerësuar se situata politike në Kosovë është e qendrueshme.
"Është mirë që gëzojmë mbështetjen e të gjithë fqinjëve tanë, ku përfshihet edhe Bullgaria si anëtare e BE-së dhe NATO-s", ka shtuar Sejdiu, i cili marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Kosovës i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme.
Bullgaria e njohu Kosovën në 19 mars 2008 dhe ka ambasadën e saj në Prishtinë.