E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i shmanget pyetjes për rezolutën çame

dokuKryeministri Berisha ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në ambasadën e Britanisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministres Margaret Thatcher. Në një prononcim për mediat, Berisha ka vlerësuar figurën e saj.

I shpreha ngushëllime ambasadorit Nicholas Cannon për ndarjen nga jeta të Margaret Thatcher  e cila ishte një personalitet që ndikoi në reformat e lirisë së tregut. Ajo ishte një reformatore e guximshme e cila mbështeti kombet e shtypura, tha Berisha.

Ndërkohë, ai i është shmangur përgjigjies së gazetarëve për rezolutën çame, duke thënë vetëm se rezoluta çame po shqyrtohet nga komisioni, këtu jam për ngushëllim.

Kohët e fundit ka pasur një ftohje mes PDIU-së dhe mazhorancës, duke qenë se kjo e fundit po zvarrit në komisione rezolutën çame. Mediat flasin për një afrim tashmë mes PS-së dhe çamëve, pas rezolutës alternative të propozuar nga ana e socialistëve. Çamët ndërkohë kanë thënë se të enjten do të protestojnë para Kuvendit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›