Jep dorëheqjen presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ka dhënë dorëheqjen pas 30 vitesh pushtet. Dorëheqja u njoftua nga Omar Sulejman, zv/presidenti i Egjiptit. Dorëheqja e Mubarakut, është fitorja më e madhe e protestuesve egjiptian, të cilët kishin arritur në ditën e 18 të demostratave.
Përleshje të shumta, 300 viktima dhe mijëra të plagosur, u dëshën që Mubarak të ndërmerrte këtë hap. Bota kishte bërë thirrje, që kur situata në Egjipt doli jashtë kontrollit, për një tranzicion paqësor të pushtetit, por kjo nuk ndodhi. Hapa të vegjël ndryshimi u morën nga Muabarak për të qetësuar situatën, duke ndryshuar qeverinë dhe zëvendes- presidentin. Por protestuesit egjiptianë deklaruan se nuk do të lëviznin nga sheshi, nëse nuk do të shihnin Mubarakun të largohej përfundimisht nga pushteti i tij.
Mubaraku dha dorëheqjen, pasi komanda e lartë ushtarake mori në dorë kontrollin e vendit.
Festimet ne Egjipt në sheshin Tarhir, filluan menjeherë pas publikimit të lajmit. Mediat e huaja e përshkruanin vendin si një shesh ku ishin mbledhur fansa të një grupi rroku.
Situata, u shndërrua nga përplasje dhe protesta, në kengë, lutje dhe kërcime. Tani Egjipti do të përballet me një histori të re dhe me sfida të reja.