Jep dorëheqjen zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani
Tre muaj para zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen dje zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Arsyeja e paraqitur prej Bogdanit është se do të garojë për postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Megjithatë, duket e paqartë arsyeja e dorëheqjes pasi Statuti i Partisë Demokratike nuk e pengon Bogdanin të mbajë edhe postin e zëdhënësit për shtyp të PD-së dhe postin e kryetarit të Forumit Rinor të kësaj partie. Burimet kanë bërë të ditur se në postin e zëdhënëses për shtyp të PD-së është emëruar Erla Mëhilli, e cila ka mbajtur postin e zëdhënëses për shtyp të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve. Bogdani aktualisht është kreu i Njësisë Bashkiake Nr. 10 në kryeqytet. Më herët, ai ka punuar si zëdhënës në Ministrinë e Transporteve.
2 Prill 2009