PS: 20% e zgjedhësve në Shqipëri po u mohohet e drejta e votës
Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri janë në prag të dështimit, pasi në më pak se 90 ditë nga zhvillimi i tyre, 20% e zgjedhësve nuk po u garantohet e drejta e votës, pasi ata nuk po pajisen me karta identiteti. “Kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet dhe akoma një e pesta e votuesve shqiptarë nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës për shkak të indiferencës së qeverisë ndaj problemit real të pajisjes së shtetasve me letërnjoftimet e reja. Si mund të pranohet që një vend anëtar i NATO-s, të privojë nga zgjedhjet një të pestën e votuesve të tij për shkak të pamundësisë ekonomike të tyre?” - tha Gjiknuri.
2 Prill 2009