E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka zhgënjehet nga PS-ja për ligjin e të përndjekurve



Partia Aleanca Demokratike ka shprehur dje zhgënjimin e saj për qëndrimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në lidhje me projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, tha dje gjatë një konference për shtyp se PS-ja, me qëndrimin e saj kundër dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë, po tregon se po vazhdon luftën civile që do t’ia transmetojë edhe brezit të ri. “PAD-ja e mbështet këtë projektligj dhe e quan atë një minimun ndjese që kjo qeveri mund t’u bëjë atyre që vuajtën aq shumë nga diktatura komuniste. Ky veprim i Partisë Socialiste, në momentin e hapit të madh që po hedh Shqipëria në aderimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, është një hap mbrapa dhe një vetëdemaskim i një ideologjie të skaduar”, - është shprehur Ceka.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›