E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hasan Halili zgjidhet prefekti i ri i Vlorës

Autori i Lajmit: red.
Hasan Halili do të jetë përfaqësuesi i ri i Qeverisë në qytetin e Vlorës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë pas propozimit të bërë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Hasan Halili, ish- ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit në një nga qeveritë e mazhorancës aktuale, ka qenë dhe kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2007 në rajonin e Kukësit ku nuk arriti të fitonte. Emërimi i Halilit në këtë detyrë, vjen për shkak se më 20 qershor të këtij viti, prefekti 47-vjeçar Xhevahir Rexhepi humbi jetën në një aksident tragjik pranë Doganës së Tiranës.

Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›