Jepen një million dollar për kanalin ujitës të Klosit në rrethin Mat
Projekti i Bankës Botërore, për Menaxhimin e Burimeve Ujore, po financon një milionë dollarë për rehabilitimin e kanalit ujitës të Klosit me gjatë si 24 km të gjatë, në rrethin e Matit. Burime nga MBUMK-ja, bënë të ditur se, pas rehabilitimit të digës së rezervuarit të Bazit dhe skemës ujitëse të Batrës së Vogël, për të cilat u investuan përkatësisht, 700 mijë dhe 200 mijë dollarë, së shpejti pritet të përfundojnë punimet edhe në këtë vepër tjetër të rëndësishme për fermerët matjanë. Sipas MBUMK, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor, inspektuan ditët e fundit, nga afër punën e bërë në këtë objekt, i cili ishte lënë në harresë prej më shumë se njezet vjetësh. Ministrit Gjana, duke e vlerësuar uitjen dhe kullimin si sektorë prioritar në mbështetje të rritjes së prodhimit bujqësor vendas, u shpreh se, vënia në funksionim e këtij kanali do të rivejë nën ujë 800 ha tokë, nga 1200 ha gjithësej që ujit ky kanal. Gjana tha se "me që në muajt e dimrit nuk u punua për arsye të ngricave, është rënë dakort me firmat përkatëse që tani të punojnë me ritëm të lartë, me qëllim që në fillim të qershorit, fshatarët të vënë në përdorim ujin përmes kanalit të Klosit" . Ndërkohë që pjesa tjeter e kanalit do të përfundojë vitin e ardhshëm.
...