E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri përfshin zyrat e “Mjaft” shënohen dëme materiale

Autori i Lajmit: red.
Zjarr në zyrat e Mjaft , shkak shkëndija elektrike. Një zjarr ka rënë dje rreth orës 16:20 në zyrat e Lëvizjes Mjaft, si pasojë e një shkëndije elektrike në trasformatorin jashtë ndërtesës. Aktivistët e “Mjaft” në zyra thanë se dëgjuan një seri shpërthimesh, të cilat u pasuan me flakë. Flakët e zjarrit u vunë menjëherë nën kontroll si pasojë e ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse në vendngjarje. Ngjarja kaloi me panik mes banorëve, që kanë banesat pranë godinës së Lëvizjes. Flakët që kanë dëmtuar zyrat në katin e parë të godinës te Rruga e Elbasanit, u shuan pas 20 minutash. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur dhe shuarjen e tij, gjithashu KESH-it i është kërkuar ndërprerja e energjisë elektrike për shmangien e ndonjë pasoje më të rëndë deri në gjetjen e shkakut të rënies së zjarrit. Nga zjarri i rënë nuk ka persona të lënduar dhe ende s dihet bilanci i dëmeve.

Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›