E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhlemohet 22-vjeçarja nga Puka

Autori i Lajmit: red.

Humb jetën e reja nga Puka pasi vetëhelmohet. Burimet zyrtare nga spitali i qytetit kanë bërë me dije se 22-vjeçarja J.K ka ndërruar jetë sot në spital. Vajza, një ditë më parë ka dashur të pijë ilaçet, por gabimisht ka marrë një tjetër kuti, duke gëlltitur lëndë helmuese. Ngjarja ndodhi dje në një fshat të rrethit të Pukës. Sipas burimeve të policisë lokale bëhet e ditur se 22-vjeçarja me inicialet J.K, nga fshati Mzi i Fierzës përfundoi në spital pas një ngatërrese të ilaçeve. “Vaja ka dashur të marrë ilaçet, të cilat i pinte për një sëmundje, por gabimisht ka rrëmbyer një tjetër pako, ku ka qenë e futur lëndë helmuese”, - thonë burimet e policisë, duke iu referuar dëshmisë së familjarëve. Menjëherë sapo ka pirë lëndën, vajza është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë. Familjarët e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe të alarmuar e kanë transportuar për në urgjencë. Mjekët kanë konstatuar helmimin, kurse policia ka njoftuar për helmim aksidental.

Ky lajm është publikuar: 05/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›