Pranga katër personave për kontrabandë
Autori i Lajmit: red.
Katër persona janë ndaluar nga policia nën akuzën e kontrbandës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se ata janë kapur në orët e vona të natës, nga policia e Dibrës, pasi janë kapur me një makinë të mbushur plot me viça. “Në pranga janë vënë shtetasit Fatjon Zeqja, Naim Dedja, Pajtim Asllani dhe Elsin Kosiqi”, - thanë sot burimet e policisë lokale. Sipas saj, të gjithë personat e ndaluar janë nga fshatrat e Peshkopisë dhe janë marrë me kontrabandë viçash. Viçat janë marrë nga Maqedonia, përmes një rruge kontrabande që tashmë është e njohur për policinë. Por me gjithë ndalimet dhe shoqërimet e vazhdueshme, sërish kontrabanda në këtë anë të kufirit nuk është vënë dot në kontroll. Mbi katër shtetasit, sipas burimeve policore, rëndon akuza e kontrabandës. Ndërkohë grupi hetimor po heton edhe për ndonjë përfshirje të mundshme të të tjerë personave në këtë rrjet kontrabande.
Ky lajm është publikuar: 05/08/2008