E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kosova do të ketë njohje të reja

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi sot në Prishtinë se Beogradi ende ka mbetur në mentalitetin e kremtimeve të humbjeve që pëson vazhdimisht. “Kosova e ka axhendën e vet dhe askush nuk do të mund ta ndryshojë agjendën e saj të kremtimit. Ndërsa, më vjen keq që Beogradi ende ka mbetur në mentalitetin e kremtimeve të humbjeve që pëson vazhdimisht”, theksoi Thaçi, duke nënkuptuar këtu ardhjen e parlamentarëve serbë gjatë ditës së nesërme në Mitrovicë.

Thaçi, thotë se pret që viti i dytë i pavarësisë t'i sjellë Kosovës njohje të reja, anëtarësim në organizma ndërkombëtarë dhe perspektivë ekonomike.
“Kosovën e shoh pjesë të FMN-së, të Bankës Botërore, me më tepër njohje, me më tepër zhvillim ekonomik, me rritje të mirëqenies sociale, me më tepër progres dhe më afër NATO-s e Bashkimit Evropian, më tepër demokratike dhe natyrisht edhe avancim të ambientit të shoqërisë multi-etnike. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve me të drejta të barabarta për të gjithë”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka ftuar sërish të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, që t'i bashkohen festës dhe njëkohësisht të përmbahen nga çdo provokim, sidomos nga ato që vijnë nga Beogradi. Kryeministri Thaçi tha se ky është një vit i suksesit historik të Kosovës, që përkon me interesat dhe mbështetjen e fuqishme perëndimore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›