Jeremic: Në Kosovë janë shkatërruar 150 kisha
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic ka dhënë një vlerësim negativ për liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Në mbledhjen e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Gjenevë, Jeremic tha se në Kosovë nga viti 1999 janë shkatërruar më shumë se 150 kisha dhe manastire serbe.
“Të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë janë duke u shkelur vazhdimisht. Ky është një shqetësim i vazhdueshëm i Serbisë dhe shpresojmë se kjo gjendje do të ndryshojë”, ka thënë Jeremic.
Duke shfrytëzuar foltoren e UNHCR’së, Jeremic ka vazhduar t’i referohet Kosovës si territor në kuadër të kufijve kushtetues të Serbisë.