Në Bërdo, vetëm me sigël të re

Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës janë të gatshëm të marrin pjesë në konferencën rajonale BE - Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, por jo nën siglën “UNMIK/Kosovo”, siç kanë shkruar të martën mediat serbe.
Ftesat për këtë konferencë ende nuk kanë arritur në Prishtinë.
Megjithëse Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier pritet të jetë pjesëmarrës në këtë konferencë, por ai do të flasë dhe do ta përfaqësojë vetëm UNMIK’un.
“Ato janë spekulime. Presidenti Fatmir Sejdiu ende as nuk ka marrë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në këtë konferencë”, tha të martën për Express, Xhavit Beqiri, Zëdhënës i Presidentit Sejdiu.
Sipas Beqirit, në takime ndërkombëtare, Sejdiu do ta përfaqësojë Kosovën vetëm në kondita të barabarta me të gjithë presidentët e vendeve të tjera dhe assesi ndryshe.
“Sa i përket ftesës eventuale për UNMIK’un, Presidenti Sejdiu thekson se dërgimi ose jo i ftesës për UNMIK’un është çështje organizatorëve, porse në emër të Kosovës nuk mund të flasë askush tjetër përveç përfaqësuesve të saj legjitimë”, tha Beqiri.
Edhe Kryeministri Hashim Thaçi ende nuk ka marrë ftesë zyrtare për të marrë pjesë në konferencën në Bërdo të Sllovenisë.
Memli Krasniqi, Zëdhënës i Qeverisë, tha se kjo ftesë pritet të arrij gjatë kësaj jave.
“Ne jemi të njoftuar paraprakisht se Kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar të marrë pjesë në këtë konferencë”.
Duke iu referuar spekulimeve rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në këtë konferencë dhe tjera të këtij lloji, Krasniqi tha se Kosova si shtet i pavarur mund të përfaqësohet vetëm nga përfaqësuesit e saj legjitimë.
“Është absurd të mendohet se shtetet me të cilat ne kemi marrëdhënie diplomatike do mund të na ftonin në ndonjë kapacitet tjetër, përveç si shtet i pavarur. Kështu që s’mund të ketë hezitime për diçka të tillë”, tha ai.
Në takimin e 20 marsit pritej që të takoheshin në një ambient Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me atë të Serbisë, Boris Tadic.
Por, burime ndërkombëtare të gazetës kanë thënë në kushte anonime se në këtë konferencë rajonale nuk pritet të ftohet fare Presidenti Fatmir Sejdiu, por vetëm Kryeministri Hashim Thaçi.
“Kjo për arsye se organizatori ka planifikuar t’i ftojë Kryeministrat e shteteve të Ballkanit, e jo presidentët. Në këtë rast përjashtim ka bërë vetëm Serbia, si i vetmi vend i Ballkanit, ku Presidenti ka fuqi më të madhe politike”.
Këto burime po ashtu kanë thënë se bashkësponsorë të këtij takimi janë Sllovenia dhe Kroacia.
Ndërsa duke folur për praninë e kreut të UNMIK’ut, Lamberto Zannier në këtë konferencë, burimet e gazetës thanë se organizatorëve u nevojitet prania e Zannierit për ta arsyetuar Presidentin serb, Tadic.
“Prania e Zannierit është e nevojshme për t’ia lehtësuar pjesëmarrjen Presidentit serb, Boris Tadic, i cili pritet ta interpretojë praninë e kreut të UNMIK’ut se kinse Kosova nuk po përfaqësohet aty si shtet i barabartë me të tjerët. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën”.
Deri tani gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë konferencë, nga Prishtina, e ka konfirmuar vetëm Shefi i UNMIK’ut.
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm planifikon të marrë pjesë. Por, ai do të përfaqësojë atje vetëm UNMIK’un. Ndërsa Institucionet e Kosovës e përfaqësojnë veten në këtë takim nga liderët e saj”, tha të martën për Express, Russell Geekie, Zëdhënës i UNMIK’ut.
Gazeta “Danas” nga Beogradi duke u referuar në burime të saj, ka shkruar të martën se është gjetur mënyra që edhe Beogradi, edhe Prishtina, të mund të marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin që mbahet këtë muaj, në Bërdo në Sllovenisë. Gazeta citon burime, sipas të cilave Sejdiu dhe Thaçi kanë pranuar emrin e vendit “UNMIK/Kosovo”, që ka qenë një nga kushtet e Serbisë për të marrë pjesë në këtë konferencë.