Në Burim, 10 ditë fushatë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka vendos të martën që fushata zgjedhor për kryetar të Burimit të zgjatë dhjetë ditë. Zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë do të mbahen më 11 prill 2010, pasi në janar ka ndërruar jetë kryetari i kësaj komune, Fadil Ferati.
Në mbledhjen e radhës të KQZ’së u njoftua se presidenca e Kosovës ka dërguar vendimet e marruara nga presidentit Fatmir Sejdiu për mbajtjen e zgjedhjeve në Burim më 11 prill 2010 dhe në komunën e Parteshit, që do të mbahen më 20 qershor 2010.
Po ashtu KQZ ka njoftuar se të hënën kë marr vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin e Gjakovës, ku është kundërshtuar ankesa e Aleancës Kosova e Re (AKR), e cila kishte kërkuar të shpallen të paligjshme zgjedhjet lokale në këtë komunë .
Kryetarja e KQZ-së, Nesrim Lushta ka deklaruar se përkrah idenë e ndryshimit të Ligjit për zgjedhje.
“Plotësisht pajtohem me atë që kanë thënë analistët, por edhe me ato çka kanë thënë anëtarët e KQZ’së, se ligji gjithsesi duhet të ndryshohet në shumë e shumë fusha”, ka thënë Lushta dhe ka shtuar se për ndryshimin e ligjit do të duhet të merret edhe mendimi i anëtarëve të KQZ’së për caktimin e eksperteve, që të shohin se ku janë mangësitë e këtij ligji.