E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slloveni, debatepas vdekjes sëshqiptarit të pasiguruar

LUBJANA- Në Slloveni vazhdojnë të mbahen të ndezura debatet lidhur me rastin e një shtetasi shqiptar nga Maqedonia i cili humbi jetën pasi iu mohua shërbimi shëndetësor në ketë vend për shkak se ai nuk figuronte i regjistruar në skemën e sigurimeve shëdetësore. Ferit Saiti kishte shkuar për kontroll mjekësor në Lubjanë por ai nuk kishte 20 euro me vete për të kryer kontrollin.

Gjithashtu nuk ishte pjesë e skemës së sigurimeve në ketë vend. 48 vjecari nga Tetova humbi jetën të shtunën dy orë pasi ishte paraqitur për ndihmë në spital. Ky rast ka ngjallur debate tek autoritetet. Së fundi ministri i Shëndetësisë, Andrej Marushiç ka shprehur keqardhje për rastin, duke urdhëruar kontroll të detajuar të procedurave mjekësore lidhur me pacientin e vdekur nga Maqedonia.

“Rregullat janë të qarta për të gjithë- tha ministri, ku sipas tij kur bëhet fjalë për raste emergjente fillimisht mjekët duhet të kontrollojnë pacientin dhe më pas ti bënin atij me dije pagesën. Marushic tha gjithashtu se mbështet dhe propozimet e ministrit të punës i cili kërkoi masa më të rrepta ndaj punëdhënësve që nuk paguajnë sigurime shëndetësore për punonjësit.

Policia sllovene po heton se a ka hapësirë për ngritjen e kallëzimeve penale për mjekët, inspektoratin e punës, për shkak se kjo e fundit duhet të mbante llogari për funksionimin e furrës së bukës, ku punonte bukëpjekësi i ndjerë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›