E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, Berisha: Respektoj vendimin

Durrës (start)-Kryeministri Sali Berisha ishte sot në qytetin e Durrësit, ku ka inauguruar një shkollë në Gjepalaj. Duke folur për vendimin e 11 deputetëve që kanë nisur një grevë urie brenda ambienteve të Kuvendit të Shqipërinë, Berisha tha se e respektonte një vendim të tillë, por ka kërkuar që deputetët të konsultohen me Partinë Socialiste, që sipas Berishës ishte nismëtare e hartimit të Kodit të ri zgjedhor. Ndërsa u ka kërkuar deputetëve që të bashkëpunojnë me forcën kryesore.

Berisha inspektoi punimet e shkollës së re 9 vjeçare, një godinë dykatëshe, e cila po ndërtohet në oborrin e shkollës ekzistuese, me një investim prej 24.2 milion lekësh nga fondet e vetë komunës. Në vijim të turit të tij ‘Shqipëria po ndryshon’ në rrethin e Durrësit, Berisha ishte i shoqëruar nga Ministri i PPTT-së Sokol Olldashi, zv/ministri Ferdinad Pone dhe drejtues të pushtetit vendor. Në këtë takim, Berisha nënvizoi angazhimin e qeverisë për ndërtimin e shkollave të reja dhe rikonstruksionin e atyre ekzistuese.

Njëmbëdhjetë deputetët të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane të Nard Ndokës, kanë nisur një grevë urie, kundër miratimit të kodit të ri zgjedhor, që sipas tyre favorizon vetëm dy partitë e mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›