E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të kanë sulmuar 12 herë Al Kaiden

Uashington (Start)- Ministria e Mbrojtjes Amerikane në Pentagon ka bërë të ditur se ka organizuar në total 12 sulme të fshehta kundër organizatës terroriste të Al Kaides. E përditshmja njujorkeze, New York Times, bën të ditur se vendimet për sulmet ndaj organizatës në fjalë janë firmosur pa u bërë publike nga vetë presidenti Bush dhe ish Ministri i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld. Grupi i vendimmarrjes ka qenë i përbërë nga gjashtë persona, përfaqësues të lartë këta nga Pentagoni zyrtar dhe ushtria.

Me vendimet në fjalë, është synuar që ushtria amerikane të qëllojë kudo qoftë dhe në çdo shtet të mundshëm bazat dhe zonat e kontrolluara nga Al Kaida. Sipas gazetës, për vendet që SHBA-të nuk kanë ndërhyrë ushtarakisht, në mënyrë sekrete është komunikuar me autoritetet e tyre. Qëllim i të gjithë këtij organizimi, ka qenë goditjeve e bazave të organizatës terroristë në mëse 20 shtete të ndryshme, ndër të cilat, Siria, jemeni, Pakistani, Arabia Saudite etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›