Gjasa dështimi për marrëveshjen e sigurisë SHBA-Irak
Bagdat (Start)-Ministri irakian përgjegjës për çështjet e parlamentit, Safa El Den El Safi, ka deklaruar se marrëveshja për siguri midis Irakut dhe SHBA-ve mund të mos nënshkruhet. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen e Bagdatit, El Sabah, El Safi ka thënë se ende nuk ka një datë të caktuar për nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë. Duke theksuar edhe mundësinë e dështimit, ai tha se qeverisë irakiane do ti duhet të mendojë për të tjera zgjidhje në një rast të tillë. “Ka zëra të ndryshëm edhe brenda kabinetit qeveritar lidhur me këtë çështje. Shpresojmë që së shpejti të dalim me një qëndrim, gjë që do tu jap drejtim situatave të krijuara në vend”, tha El Safi.