Jeremic: Vendet e painkuadruara nuk njohin Kosovën
MANILA- Minsitri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, sot në Manila të Filipineve, në mbledhjen e ministrave të Lëvizjes së vendeve të Painkuadruara ka deklaruar se Serbia ka siguruar mbështetjen e vendeve të painkuadruara për çështjen e Kosovës, raportojnë mediet serbe.
Jeremic ka deklaruar se përpjekjet diplomatike të Serbisë për Kosovën, tashmë janë në fazën e rëndësishme, mirëpo edhe më tutje mbesin detyra të vështira.
“Por ne sikurse deri tani do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale”, ka thënë Jeremic.
Ministri i Jashtëm serb, sipas Fonet, ka shtuar se delegacioni serb në Manila ka pasur numër të madh takimesh me përfaqësuesit më të lartë të vendeve të Lëvizjes së të Painkuadruareve nga e gjithë bota, dhe se është i kënaqur me ato takime.
Jeremic nesër do t’i drejtohet pjesëmarrësve në konferencë me një fjalim rasti. Lëvizja e Vendeve të Painkuadrura ka 118 anëtarë, ndërsa Serbia ka statusin e vëzhguesit.
(m.a/koha/BalkanWeb)